“Pjesa më e madhe efektivëve janë njerëz të respektuar, por për asnjërin nuk e ve dorën në zjarr”- Balla fton opozitën të mbështesë ligjin për Policinë e Shtetit: Ja çfarë synon të projektojë

Jul 26, 2024 | 17:42
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ftoi opozitën të mbështesë ligjin për Policinë e Shtetit, duke theksuar se ky ligj synon që të vendosë qytetarin në qendër.

balla

Në fjalën e tij në Parlament, Balla tha se trajtimi i qytetarëve është në thelbin e këtij projektligji, ndërsa u shpreh se “ligji përmirëson organizimin e policisë së shtetit”.

Balla u shpreh se shumica e punonjësve të policisë janë njerëz të respektuar, por tha se për asnjërin nuk mund ta vendosë dorën në zjarr.

“Pjesë më e madhe e punonjësve të policisë së shtetit janë njerëz të respektuar dhe të dedikuar për të bërë punën me ndershmëri. Por për asnjërin nuk e ve dorën në zjarr, sepse edhe agjencitë që kanë raportuar në Kuvend edhe unë e kam thënë shpesh herë, janë 253 procedime për një vit,  që turpërojnë uniformën e Policisë së Shtetit.

Prandaj duhet ta çojmë përpara vetëpastrimin e policisë së shtetit, prandaj dua që edhe opozita ta mbështeste këtë ligj, i cili është një ligj që synon të projektojë policinë e shtetit brenda këtij vizionit të madh  2030 të Shqipërisë tonë të përbashkët.

Unë nuk jam më optimist sesa duhet, por një gjë e kam bindje që në 2030 Shqipëria është anëtare e BE dhe prandaj secili prej nesh ka përgjegjësinë që të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur objektivin historik” tha ndër të tjera ministri Balla, i cili tha se janë zbatuar të gjitha rekomandimet e OSBE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura