U zuri poshtë masivi shkëmbor në minierën e Bulqizës, 40-vjeçari dërgohet te Trauma me helikopter! Policia: Ja si është gjendja e tij shëndetësore (Emri)

Jun 29, 2024 | 12:13
SHPËRNDAJE

Vahid Neziri është plagosur gjatë punës në minierën në Bulqizë. Raportohet se 40-vjeçari po punonte në një nga galeritë kur një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

 

miniera

Kolegët e tij i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizësm, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të pësuar nga goditjet e gurëve është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera.

 

Njoftimi i policisë:

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori 40 vjeçar, niset me helikopter

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të shtunë në një nga galeritë e minierës së kromit në Bulqizë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një nga galeritë mbi lagjen minatori në Bulqizë teksa 40 vjeçari Vaid Neziri ka qenë duke punuar në front teksa një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

Kanë qenë kolegët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës. Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të pësuar nga goditjet e gurëve ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura