“Plot shpresë dhe dashni për PD”- Basha poston foto dhe video nga takimi në Shkodër. Ja mesazhi që përcjell për zgjedhjet e 6 marsit

Feb 19, 2022 | 16:53
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook momente nga takimi zhvilluar në Shkodër, me hapjen zyrtare të fushatës së zgjedhjeve të 6 marsit, ku edhe u prezantua kandidati për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

lulzim basha

Basha shprehet se atmosfera dhe mikpritja në Shkodër këtë të shtunë ishte e mrekullueshme.

“Atmosferë e mrekullueshme në Shkodër, plot shpresë dhe dashni për Partinë Demokratike dhe Xhemal Bushatin, që do të shërbej me zemër dhe shpirt për qytetin e tij. Për ta bërë Shkodrën më të mirë dhe më të jetueshme për të gjithë shkodranët. Voto PARTIA DEMOKRATIKE, Voto XHEMAL BUSHATIN, Voto Nr. 3”, shkruan Basha.

Kryedemokrati po ashtu thote se kandidati i PD, Xhemal Bushati do t’i shërbejë gjithë shkodranëve.

“Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Ai është pjesë e Shkodrës. Unë jam krenar që është kandidat i Partia Demokratike e Shqipërisë. Ai do të punojë me zemër për Shkodrën dhe për të gjithë shkodranët, pavarësisht nëse janë të djathtë apo të majtë. Ne i kemi një borxh të madh Shkodrës dhe Xhemal Bushati është zgjedhja më e mirë për t’i shërbyer vetëm asaj”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura