Parakalimi dyshohet të jetë bërë shkak i përplasjes mes dy policëve që u bënë shënjestër e plumbave në Vlorë.
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj kanë qenë duke u kthyer nga palestra në momentin kur janë hasur me automjetin ku po udhëtonte personi tjetër.
Dyshohet se pas një parakalimi nga ana e efektivëve personi që ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip “Volksvagen” ka hapur zjarr në drejtim të automjetit të policëve.
Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia po heton nëse sulmi me armë ka lidhje me detyrën e dy efektivëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al