Policia e Kufitare në Dhërmi iu ka ardhur në ndihmë tre turistëve të huaj të cilët rrezikuan jetën si pasojë e dallgëve në det.
Turistët të cilët ishin duke lundruar me një mjet tip Kayak, nuk mundnin dot të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta.
Ekipet e policisë në bashkëpunim dhe me me 2 qytetarë me mjete lundruese, jetski dhe gomone, kanë bërë të mundur shpëtimin e turistëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me 2 qytetarë me mjete lundruese private, u erdhi në ndihmë 3 turistëve të huaj të cilëve iu rrezikua jeta, si pasojë e dallgëve të detit.
Policia Kufitare në Dhërmi, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative në DVP Vlorë, se në Palasë, Dhërmi, tre turist të huaj të cilët ishin duke lundruar në det me 1 mjet lundrues “Kayak”, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit, menjëherë kanë nisur kërkimet.
Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues “Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave.
Tre turistët e huaj Çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre), nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al