Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po i merr lekët shqiptarëve dhe në vend që ti investojë në shëndetësi jua jep miqve të tij.
Në një status në Facebook, kryedemokrati Basha thotë se Rama pasi shkatërroi ekonominë tani po shkatërron edhe jetët e njerëzve.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.
Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.
Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, shkruan Basha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al