Festivali i 58-të në RTSH u shoqëua me shumë polemika, sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese.
Trofeun e rrëmbeu Arilena Ara, ndërsa prej javësh ishte përfolur si fituese Elvana Gjata. Pas kësaj të gjitha sulmet u adresuan tek juria.
Në “Provokacija” me Mustafa Nanon ka folur shkrimtarja Rita Petro, e cila ishte edhe pjesë e jurisë.
Gjatë bisedës në studio, Petro u shpreh se votën e saj e kishte dhënë për fituesen. Ndërsa pasi u ndal tek Elvana Gjata, shkrimtarja theksoi se këngëtarja duhetj te ishte treguar më e kujdesshme me tekstin. Sipas saj shumë njerëz nuk e kanë kuptuar ‘Me t’tana”, pasi nuk është shkruar si duhet.
“Edhe nëse e hedhin të tjerët këngëtari duhet të tregohet i kujdesshëm se unë e kam “me t’tana”. Edhe një gabim që nuk e komunikon mendimin në sintaksë “t’i kam fal ty të tana ose “të jam fal ty me të tana”. Edhe në pjesën gramatikore ka diçka që nuk shkon. Duhet të gjejnë edhe një redaktor. Dihet që fjalët bashkohen me njëra-tjetrën’, tha Petro, teksa shtoi se Elvana duhet të jetë shumë e lumtur që gjithë ata njerëz e pëlqejnë e durtrokasin dhe ngrihen në këmbë për të.
Pjesë nga biseda në studio:
Rita Petro: Unë ia dhashë asaj që fitoi çmimin e parë, këngës së Arilenës për performancën e saj, për shijen e mirë që më la. Nata e fundit është shumë e rëndësishme. Ps unë kisha në mendje edhe 2-3 këngëtarë të tjerë, por performanca e natës së fundit…kishin kënduar më mirë natën e parë ose natën e dytë sesa kënduan natën e tretë. Dmth është një garë në fund të fundit
Mustafa Nano: Por mos më thoni që ju vendosët pasi dëgjuat edhe performancën?
Rita Petro: Jo. Jo
Mustafa Nano: E kishit vendosur kujt do ia jepnit çmimin e parë?
Rita Petro: Unë për veten time pak a shumë po. Por u vulos sepse në momentin që mund të stonosh në natën e tretë mund edhe të mos e fitosh çmimin
Mustafa Nano: Po ky dikstumi që filloi të vinte në disktum edhe autoritetin e jurisë?
Rita Petro: Disuktimi lindi sepse është ajo pika e nxehtë dhe të vjen vërtet keq që nuk u disktuan edhe këngë të tjera, por tani normal diskutohet vetëm vendi i parë dhe i dytë meqë lidhet direkt me Eurovizionin dhe kjo e krijon atë debatin. Në fakt ne si juri nuk kemi diskutuar ansjëherë, në koën që dëgjonim festivalin, bisedonim me njëri-tjetrin, u kënaqëm dhen në asnjë rast nuk kemi folur psh. sa më pëlqen kjo këngëtare në raport me këngëtaret e tjerë.
Mustafa Nano: E di se çfarë s’më pëlqen mua. Ky është një festival, është një garë dhe kush shkon aty e di që është një garë , e di që ka një juri dhe e di që do vendosë juria, këto janë rreullat e garës, në fund nuk e kuptoj këtë nervozizim.
Rita Petro: Unë do të them një gjë që e kam vënë re dhe nuk e kam thënë deri tani. Ishin disa këngëtarë aq të qetë, p.sh Kamela ka krijuar një performancë, Bojken Lako, dukej që nuk e kishi fare, edhe vajza që fitoi çmimin e parë. Pra kishte këngëtarë që këndonin në qejfin e vet. Edhe te Elvana ndjehej ajo dëshira apo një lloj sigurie që më takon. Nuk e gjykoj fare, pse jo secili që shkon atje që konkuron do që të dalë i pari. Por kjo më shumë ndjehej te Arilena dhe te Elvana se publikun e kishin më të madh se këngëtarët e tjerë. Unë jam kundër edhe atyre që thonë s’kanë vlerë klikimet, jetojmë në kohën e ekonomisë s ëtregut. Prandaj vihet një juri. Por ne nuk mund të fyrjmë njerëzit që pëlqejnë Elvanën.
Mustafa Nano: Klikimet kanë në dorë të tregojnë se kush është pëlqyer më shumë, por jo më e bukura
Rita Petro: Klikimet tregojnë edhe nivelin e shijes muzikore. De prandja në këto raste unë këmbëngul që duhet të flasin kompozitorë, dhe të orientojnë publikun, jo vetëm drejt këngëve ritmike. ti thonë qetësohuni.
Po të më pyesësh se cili tekst të pëlqeu, aty teksti i Kamelës që e kishte bërë edhe vetë më ngjyros. Ishte i mrekullueshëm pavarësist se gjatë këndimit nuk u dëgjua se ëhstë ede mënyra e të kënduarit, por me të vërtetë një tekst i mrekullueshëm. Nuk është se nuk kishte tekste. Vura re përpjekje edhe për tekste të mira .
Mustafa Nano: Elvana Gjata është një këngëtare e mirë, por kur vjen puna te teksti ajo e kishte bërë vetë tekstin e saj de teksti është ky: a më thua edhe sa duhet të pres ty me të pa, duhet ta di edhe sa, t’kam fal ty me tana, dashninë me fal o kush ka me ma nal”. Tani kjo është…
Rita Petro: Janë munduar të bëjnë edhe rima. Por ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pavarëisht se vota ime nuk duhet të ishte thjeshtë për tekstin thjeshtë zgjodha një këngë tjetër e cila mu duk më e plotësuar, por duhet të kenë kujdes. Kur fjalët bashkohen se aty është fjala “të tana” dhe shumë njerëz thonin “ca është kjo tana” kur e shkruan duhet ta skruash tamam. Edhe nëse e hedhin të tjerët këngëtari duhet të tregohet i kujdesshëm se unë e kam “me t’tana”. Edhe një gabim që nuk e komunikon mendimin në sintaksë “t’i kam fal ty të tana ose “të jam fal ty me të tana”. Edhe në pjesën gramatikore ka dicka që nuk shkon. Duhet të gjejnë edhe një redaktor. Dihet që fjalët bashkohen me njëra-tjetrën. Elvana duhet të jetë shumë e lumtur që gjithë ata njerëz e pëlqejnë e durtrokasin dhe ngrihen në këmbë për të.
Mustafa Nano: Duan të shkojnë në Eurovizion.
Rita Petro: E di çfarë ndodhi, se juria e huaj i ka dhënë maksimale, dhe unë mendoj që mundet të ketë vlerësuar motivet orilentale dhe mendimi i saj për këngën shqiptare që ne kemi këto motive. Gjë që nuk e kemi menduar ne anëtarët e jurisë.
Kritrika per Alketa Vejsiun, Petro: E pafalshme
Mbështetësit e Elvanës nuk kursyen sulmet për jurinë. Lidhur me këtë, Rita Petro kritikoi edhe reagimin e prezantueses së festivalit, Alketa Vejsiut.
Kjo e fundit shprehu hapur mbështetjen e saj për Elvanën, ndërsa fajësoi jurinë. Sipas Petros kjo ishte e pafalshme, ndërsa të njëjtin mendim me të ndau edhe Nano.
Pjesë nga biseda:
Rita Petro: Një nga organizatoret doli hapur dhe bëri edhe dallimin mes jurisë vendase dhe jurisë së huaj dhe mendoj se kjo ngjalli një pakënaqësi shumë të madhe edhe pse u dhanë votat. Votat shumë mirë se ne nuk i kishim të fshehta, por kjo na ndau në dy pjesë siç jemi zakon në politikë PD-PS. Kështu u nda edhe kjo, njëri majtas dhe tjetri djathtas. Pse ia nuk ia dhatë Elvanës dhe ia dhatë Arilenës.
Mustafa Nano: Unë Alketës nuk i pëlqeva një gjë atje. Alketa është një preznatuese shumë e zonja…
Rita Petro: Po mbajti gjithë atë koncert
Mustafa Nano: I mban ajo të gjitha llojet e peshave, por në fund fare manifestoi simpatinë e vet për një këngë. Për mua është e pafalshme, pasi ajo më fyen mua që jam në shtëpi
Rita Petro: Përveç se preznatoi është organizatore sepse e ka emrin bashkë me regjisoren..
Mustafa Nano: Nuk ka të drejtë të shprehë simpatitë e veta për këngën
Rita Petro: Nuk ka të drejtë një dhe të krijojë tek njerëzit dhe tu thotë njerëzve që këta e kanë fajin ju merruni me këto. Ajo nuk shkonte fare. Megjithatë punë e saj./abcnews.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al