Polici i burgut i vrau të dashurin motrës, situatë e ‘nxehtë’ mes 3 familjeve. Policia frikë për konflikte të tjera, iu vendos në banesa…

Dec 20, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE
majtas autori i dyshuar, djathtas nje nga viktimat
majtas autori i dyshuar, djathtas nje nga viktimat

 

Situata mesditën e djeshme ka qenë mjaft e rënduar në Patos, pas krimit të dyfishtë në Poliklinikën e qytetit. 

Martin Skendaj kishte marrë shumë dëmtime në kokë e trup dhe ka qenë i detyruar të shkojë për të marrë mjekim në spital, por dy të rinjtë (shokë të ngushtë me njëri-tjetrin) duket se nuk janë mjaftuar me sherrin e nisur ne mengjes ne fshat, ku ishin rrahur me leva e sende te forta.

Ata i kanë zënë pritë dhe sapo Skendaj ka hyrë në spital, kanë nisur ta qëllojnë me grushte dhe mjete të forta.

Mësohet se viktimat Elis Kapaj nga fshati Kashisht i Fierit dhe Manol Rrapaj nga fshati Kuqa i Patosit kanë pasur konflikt herë pas here, i cili ka nisur një vit më parë. Shkaku sërish ishte lidhja e motrës së autorit me viktimën Manol Rrapaj

Familjarët e dy të rinjve që humbën jetën kanë qenë prezentë gjatë gjithë kohës në morgun e Spitalit të Fierit.

Sipas burimeve, situata ka qenë mjaft e nxehur. Kështu që, për të mos lejuar ndonjë konflikt tjetër të mundshëm, është vendosur që Policia të jetë prezente në banesat e protagonistëve.

Po ashtu, efektivë të Policisë mësohet se ndodhen edhe në shtëpinë e autorit 22-vjeçar. Kjo, pasi banesat e tyre ndodheshin afër dhe është rreziku i lindjes së ndonjë konflikti tjetër. Sakaq, Policia vijon marrjen e dëshmive të familjes së autorit, të cilët kanë treguar si nisi konflikti me Manol Rrapajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura