“Polici-Parti-Propagandë”, Presidenti Meta flet për grusht shteti. Shigjeton thirrjen ‘ndiq paratë’ të ambasadorit të BE dhe jep mesazhin e fortë

Feb 15, 2020 | 12:55
SHPËRNDAJE
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dale sot me nje reagim te forte, teksa e etiketon si te miratuar ne pabesi te plote “ligjin anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak”.
Presidenti Meta
Presidenti Meta
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta shkruan se “Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit”.
Ai kujton jo pa shigjetim edhe thirrjen e ambasadorit te BE-se, “Ndiq paratë” per liften ndaj krimit, duke thene se as keto thirrje nuk kane me vlere, pasi  “paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm”.

Postimi i presidentit Meta 

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura