Policia ka vënë në pranga dhjetëra shoferë, pasi janë kapur në gjendje të dehur si dhe pa patentë. Në një njoftim për shtyp, Policia thekson se janë vendosur afërsisht 7 mijë gjoba në 1 javë.
Janë arrestuar në flagrancë për vepren penale të “Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt”
Në gjëndje te dehur, 19 drejtues mjetesh.
Jane arrestuar dhe 2 persona qe kanë qënë pa leje drejtimi.
Në total 21 persona te arrestuar.
Gjithashtu 46 drejtues mjetesh të tjerë kanë qënë nën ndikimin e alkolit dhe janë kaluar për në Organin Administrativ Shtetëror duke ju pezulluar lejen e drejtimit.
Ndër këto persona më date 25.10.2015, është ndaluar shtetasi Gjergji Poçi me mjetin me targë AA 540 HA, në gjendje te dehur si dhe shtetasi Franc Veliu (Sportist), me targa AA 345 FL. ( ne gjendje te dehur).
Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative plotësuese që nga data 17-24.10.2015, për shpejtësi te matur me radar 61 raste, për semafor 126 raste, xhama të riveshur dhe të errësuar 64 raste, për kontroll teknik 61 raste, për siguracion 42 raste, për liçencë te transportit publik 21 raste, për ndryshime konstruksioni 24 raste, për sens të kundërt 25 raste, për kundërshtim të punonjësit të Policisë 10 raste, patenta të huaja 8 raste.
Masa administrative gjithsej 6998, mjete të bllokuara 85 raste.