Policia gjen vajzën 4-vjeçare të pashoqëruar në zonën e Liqenit Artificial/ Pas thirrjes për familjarët paraqitet në komisariat nëna e saj (FOTO)

Mar 15, 2023 | 19:42
SHPËRNDAJE

Një vajzë e mitur e moshës 4-vjeçare është gjetur e pashoqëruar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

liqeni-artificial

Policia ka publikuar foton e vajzës dhe i bën thirrje qytetarëve që mund të kenë dijeni për familjarët e saj.

Pas disa orësh, nëna e vajzës është paraqitur në komisariat dhe ka marrë të bijën.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.

f77a9382-874f-4fc1-9019-3b954a3da73f

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura