Policia spanjolle operacion kundër mafies shqiptare, arrestohen 18 persona, mes tyre edhe “kokat”! Grupi kishte ngritur 6 plantacione me kanabis

Jul 8, 2024 | 16:45
SHPËRNDAJE

Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një operacion kundër mafies shqiptare të drogës me bazë në Katalonja. Në pranga janë vënë gjithsej 18 persona, 11 prej të cilëve konsiderohen si drejtues të organizatës kriminale.

kanabis spanje

Sipas policisë spanjolle grupi kriminal kishte ngritur 6 plantacione me kanabis, në total 4 mijë rrënjë kanabis sativa.

Hetimi ka nisur kur agjentët mësuan për ekzistencën e një grupi hajdutësh të specializuar në kryerjen e grabitjeve me dhunë nëpër banesa. Ky grup çoi hetuesit drejt organizatës shqiptare të dedikuar për kultivimin dhe trafikun masiv të marijuanës.

Mediat raportojnë se 11  bosët  janë burgosur, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, si kopshtarët  e plantacioneve janë liruar me akuza në pritje të gjyqit.

Në total u sekuestruan 4000 bimë marijuanë, 42 kilogramë sytha marijuane, si dhe 80 kg hashash  dhe 60 gramë MDMA .

Po ashtu u sekuestruan edhe 13,000 euro. Me arrestimet dhe burgosjet e drejtuesve të organizatës, organizata konsiderohet e shkatërruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura