Polonia miraton projektligjin/ Forcat e sigurisë mund të përdorin armët në kufi me Bjellorusinë

Jul 26, 2024 | 20:26
SHPËRNDAJE

Deputetët në Poloni kanë votuar të premten për miratimin e një projektligji që ua bën më të lehtë forcave të sigurisë që të përdorin armë në kufirin Poloni-Bjellorusi.

policja polonia

Publiku e ka mbështetur këtë projektligj, mirëpo kritikët kanë thënë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Polonia është përballur me rritje të numrit të emigrantëve qysh prej vitit 2021.

Si Varshava, ashtu edhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë se Bjellorusia dhe Rusia janë duke orkestruar krizën, duke nxitur emigrantët prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që të nisen në kufi me Poloninë.

Situata është bërë tragjike në qershor, kur një ushtar polak u vra më thikë.

Projektligji i ri do t’iu mundësojnë forcave të sigurisë që të përdorin forcën, përfshirë armët e zjarrit në kufi, në rastet e situatave emergjente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura