PRAPASKENAT/ Panuçi tërbon Dukën, kërkon edhe 57 mijë euro pas shkarkimit

Dec 20, 2019 | 20:14
SHPËRNDAJE

“Ka sulme të orkestruara ndaj Panuçit”, thoshte Duka, kur ish-ttrajneri i Shqipërisë kritikohej gjithnjë e më ashpër për mënyrën se si luante Kombëtarja dhe për rezultatet që po merrte. Ndërkaq, italiani asokohe nuk ngurronte që të falenderonte Dukën 5 apo 6 herë gjatë çdo konference për mundëisnë që i jepte dhe për mbështetjen. 

Panuci

Madje ndonjëherë i shpëtonte edhe ndonjë batutë prej babaxhani se me FSHF-në nuk e mbante të lidhur kontata, apo paratë, por dëshira që kishte për të finalizuar një projekt, të cilin Panuçi e kosnideronte të madh.

Duka-Panuci

Ndërkohë, pasi iku, Panuçi ia “shpërbleu” Dukës gjithë mëbshtetjen duke i marrë deri edhe në qindarkën e fundit për prishje të njëanshme të kontratës. Mendoni se mbaroi me kaq? Jo, Panuçi tani kërkon edhe bonuset që parashikonte kontrata fillestare, që janë afro 57 mijë euro. Bëhet fjalë për bonuse të tipit: shpërblim për çdo fitore dhe pikë të marrë.

Prapaskena

FSHF e ka paguar Panuçin deri në fund të kontratës së tij (afro 300 mijë euro). Ish-trajneri nuk pranoi negociata në këtë pikë. Ndërkaq, “Panorama Sport” mëson se avokati i trajnerit ka kontaktuar federatën dhe i ka thënë se klientit rtë tij i takojnë edhe 57 mijë euro bonuse (sipas pikëve që ka marrë kombëtarja pas largimit të Panuçit), edhe pse ish-mbrojtësi i Milanit dhe i Italisë nuk ishte më në stol.

panuci duka

Në FSHF janë befasuar dhe janë irrituar ndaj këtij pretendeimi, por gjithsesi po bëhen gati edhe për një gjyq të mundshëm në FIFA me trajnerin që Duka e përkëdheli aq shumë. Mësohet se deri tani avokatët e trajnerit nuk kanë bërë asnjë padi në FIFA, ndonëse kjo nuk e përjashton mundësinë që të ndodhë në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura