“Prej ditësh më ndiqte një person”/ Zbardhet dëshmia e administratorit të shkollës private që iu bë atentat: Më qëlloi një djalë i ri! Kërkoj mbrojtje nga shteti

Jan 20, 2022 | 12:20
SHPËRNDAJE

Dy ditë pasi u qëllua me armë zjarri në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, janë zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e 63-vjeçarit L. M. në polici.

Sipas Top Channel, administratori i shkollës private, ka deklaruar se prej ditësh po ndiqej nga një person. Ai e përshkruan këtë person, si një të ri mes moshës 25-30 vjeç dhe që mbante të veshur një kapele në ngjyrë të zezë, pantallona xhinse jo shumë të errëta, me pak mjekër, esmer.

Ky person më ka ndjekur mes datave 23 dhjetor 2021 dhe kam vënë re që më ndiqte me sy në afërsi të shkollës”.

Më tej ai ka treguar për momentin e ngjarjes, ku ka dëgjuar të shtënat teksa po shkonte për në punë.

 “Mora makinën për të shkuar në punë mbasi jam administrator i shkollës ‘Wilson’. Unë kam dëgjuar të shtënat, shton 63-vjeçari dhe jam larguar me shpejtësi nga vendi ku më ka gjuajtur, pastaj kam kthyer mjetin nga drejtimi nga iku personi dhe pasi kam parkuar mjetin në orën 9.42 minuta kam telefonuar policinë”.

Për më tepër, Masha ka deklaruar se kërkon mbrojtje nga shteti, pasi sipas tij nuk ka problem me askënd. Krahas 63-vjeçarit, në pyetje nga grupi hetimor është marrë dhe i vëllai, Fatmir Masha.

Sipas grupit të hetimit Fatmir M. rezulton të ketë qenë më herët i dënuar nga gjykata e Tiranës me 15 vjet burgim për akuzën e vrasjes. Por sipas Top Channel, ai ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

Jam larguar nga Shqipëria në 1997 dhe u ktheva para 11 vitesh ku jeton dhe punoj pa asnjë problem. Sqaroj se kjo ngjarje nuk ka ndodhur absolutisht për shkak të të kaluarës sime”, thotë i vëllai.

Megjithatë një dëshmitare me inicialet A.K i tha policisë se L. M. ishte shprehur i shqetësuar për të vëllain “mbasi e kishte patur problematik dhe luante bixhoz”.

Dy persona që janë pyetur nga policia me inicialet B.R dhe A.A  kanë këmbëngulur se gjendeshin rastësisht tek zona e liqenit dhe se nuk kanë dijeni.

Në vendngjarje në afërsi të lokalit “A/..”u këqyr mjeti me të cilin po udhëtonte Masha ku është konstatuar në pjesën e papafingos një vrimë tejshpuese. Kurse në brendësi të mjetit u gjendën bërthama metalike të predhës të deformuar.

LEXONI EDHE: “Dëgjova armë, bam-bam”/ Administratori i një shkolle private në Tiranë: Sulmi s’ka lidhje me mua! Po kaloja pranë, disa çuna po ziheshin

Të shtënat me armë ndaj administratorit të një shkolle private/ Zbardhet dëshmia e 63-vjeçarit: Nuk kam konflikt me askënd! Autori lëvizte në këmbë, ishte i veshur…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura