Pas përplasjes dhe akuzave politike që pasoi lajmi për shembjen e kullës së Prek Calit, vjen një tjetër replikë. Këtë radhë mes studiuesit të arkivave britanike, Erald Kapri dhe gazetarit Dritan Hila, ish-zv.minister i Mbrojtjes.
“Perpara se komunistet te vrisnin nje antikomunist, ky antikomunisti i kishte vrare ca komuniste te cilet deri ne ate moment nuk i kishin bere keq”- ka shkruar Hila.
Por Kapri reagon ashper, e teksa e quan reagimin e Hiles per te vene duart ne koke dhe i kujton faktin se ka qenë edhe zv/ministër i Mbrojtes, një vendi anëtar të NATO-s, organizatë ushtarake dhe politike për ti rezistuar komunizmit.
Reagimi i Erald Kaprit
Ky reagim i Dritan Hilës është për të vënë duart në kokë. Hila ka qënë edhe zv/ministër i Mbrojtes, një vendi anëtar të NATO-s, organizatë ushtarake dhe politike për ti rezistuar komunizmit. Sipas kësaj llogjike, sot Hungaria nuk duhet të nderojë heronjtë e saj të revolucionit antikomunist të 1956.
Prek Cali ishte një patriot i rrallë dhe kundërshoi me armë diktaturën komuniste në vend.
Sa për informacion historik, Hila bën sikur nuk e di, por luftën nuk e nisi Prek Cali. Brigada e I-rë, tipike terroriste nën drejtimin e Mehmet Shehut, nisi me dhunë e gjak nënshtrimin e çdo kundërshtari imagjinar politik në veri. Britanikët raportojnë se datën 15 dhjetor 1944, në rrugët e Shkodrës kishte 15 kufoma të hedhura rrugës nga partizanët e kësaj brigade.
Qendresa e Prek Calit ndaj diktaturës i jep atij lavdi, që kurrsesi të parët e Hilës nuk do e kenë kurrë.
Reagimi i Dritan Hilës
Ne 15 Janar te vitit 1945 Batalioni i Pare i Brigades se I-re Sulmuese po shkonte te vendoste autoritetin dhe kontrollin e Qeverise se Tiranes ne zonen e Vermoshit. Ne uren e Tamares Preng Cali dhe ndjekesit e tij iu zene prite duke vrare 36 partizane te ketij batalioni bashke me komandantin e tij Heroin e Popullit Fejzi Micoli. Ishte humbja me e madhe ne nje beteje te vetme e ketij formacioni partizan ne gjithe historikun e saj. Pas kesaj, Brigada e I-re beri krahemarrjen duke rrethuar agresoret dhe kapur rob Prek Calin i cili u pushkatua.
Keshtu pra, qe ta shkruajme historine tamam, perpara se komunistet te vrisnin nje antikomunist, ky antikomunisti i kishte vrare ca komuniste te cilet deri ne ate moment nuk i kishin bere keq.