Prekja e topit me dorë, Kukureja u përgjigjet gjermanëve: E harruan kartonin e kuq të Krosit

Jul 8, 2024 | 13:27
SHPËRNDAJE

Mark Kukureja është pa dyshim një nga zbulimet e Spanjës në këtë Europian. Tifozët spanjollë kanë kënduar emrin e tij që në ndeshjen e parë.gdfhNjë skenar pak i imagjinueshëm kur Spanja nisi rrugëtimin në Europian në Berlin kundër Kroacisë e me Kukurejën titullar në vend të Grimaldos. Me Spanjën që nga mbërritur në portat e gjysmëfinaleve të Euros, lojtari i Çelsit ka folur në konferencën për shtyp para takimit kundër Francës. Ai ka shpjeguar se si po përjetohen orët e fundit para një dueli që 12 vjet më vonë mund të hapë dyert e një finaleje për Spanjën.

Më 1 korrik 2012, kur Spanja mposhti Italinë në finalen e Kievit, Kukureja ishte vetëm 14-vjeçit (nuk i kishte mbushur ende). Tani ai dëshiron të përjetojë si protagonist në fushë atë që bëri ai fëmijë që do të kalonte nga ekipi i të rinjve të Espanjolit te Barcelona atë verë. Për mbrojtësit spanjollë, ndeshja kundër francezëve është një sfidë e madhe. Dembele i padeshifrueshëm pothuajse gjithmonë do të luajë në krahun e Kukurejës. Në atë Francë me pak lojë dhe me shumë vertikalitet, vëmendja ndaj tranzicioneve të kundërshtarit do të jetë pjesë kapitale e paraqitjes së gjysmëfinales. Por nëse Deshamp mund të vendosë mund të kalojë në krahun e Kukurejës një tjetër lojtar të frikshëm, Kilië Mbape. Sa i përket mënyrës se si të ndalet kapiteni i Francës, Kukureja e bëri të qartë se nuk është punë individuale.

“Futbolli është një lojë kolektive. Ne jemi që japim gjithçka për shokun tonë të skuadrës. Dhe ky është një nga sekretet. Unë në të djathtë? Është trajneri ai që duhet të marrë vendimin”.

Mbrojtësi i Spanjës i është përgjigjur dhe pretendimeve të gjermanëve për prekjen e topit në dorë prej tij (106’) që mund të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes me rezultatin 1- 1.

“Nëse gjyqtarët kanë thënë që nuk ishte prekje me dorë, unë them të njëjtën gjë. E kuptoj që është një veprim disi i dyshimtë. Por mendoj se nëse do të kishte fituar Gjermania, nuk do të flitej për këtë. Gjermanët nuk duhet të harrojnë se Toni Kros duhej të kishte dalë me karton të kuq që në fillimin e ndeshjes. Por ajo ndeshje është kapitulli i mbyllur, ne fituam dhe kjo është gjëja e rëndësishme”, tha Kukureja.

Përsa i përket lojës së Francës, mbrojtësi spanjoll e di rrezikun që ajo sjell: “Do të duhet të jemi shumë të përqendruar. Kur të sulmojmë, do të jetë e rëndësishme që të tregohemi të kujdesshëm e të mos i lëmë hapësira, sepse me lojtarët e shpejtë që kanë mund të të vënë në vështirësi. Nëse jemi të vëmendshëm dhe e rikuperojmë topin shpejt, kemi shumë mundësi për t’ia dalë”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura