Prekja e topit me dorë nga Kukureja, shpërthen Shvajnshtaiger: Dikush duhet të ma shpjegojë këtë vendim, nëntë nga dhjetë herë është penallti

Jul 5, 2024 | 21:34
SHPËRNDAJE

Spanja arriti një fitore dramatike ndaj Gjermanisë në shtesa, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.  

doraaaa

Dy kombëtaret dhuruan futboll të bukur në çerekfinalen e Euro 2024, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që supersfida shkoi me shtesa. 

Në pjesën e dytë të shtesës ndodhi dhe momenti më kontrovers, kur topi goditi dorën e Mark Kukurejas, pas një gjuajtje nga Musiala brenda zonës. 

Gjyqtari Antony Tejlor nuk akordoi penallti, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri në këtë moment që është një nga më të diskutuarit në mediat e huaja dhe jo vetëm. 

Edhe pse topi goditi dorën e Kukurejas, e cila ishte larg trupit të tij, gjyqtari vendosi të mos jepte penallti. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish– mesfushori i Gjermanisë, Bastian Shvajshtajger, i cili shkurtimisht deklaroi: “Dikush duhet të ma shpjegojë këtë vendim. Nëntë nga dhjetë herë është penallti”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura