Presidenti Begaj në Varshavë, takime me drejtuesit e dy dhomave të ligjvënësve polakë

Jul 2, 2024 | 16:47
SHPËRNDAJE

Gjatë qëndrimit në Varshavë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi takime të veçanta me drejtuesit e dy dhomave të ligjvënësve polakë.

WhatsApp Image 2024-07-02 at 16.44.34

Presidenti Begaj u prit fillimisht nga Kryetari i Parlamentit, Szymon Hołoënia dhe më pas nga Kryetarja e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska.

Bisedat u fokusuan në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë, të vlerësuara në nivel të shkëlqyer politik, si dhe në nevojën e bashkimit përballë sfidave të epokës, me të cilët përballen dy shtetet që mbrojnë vlera të përbashkëta europiane.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Për sa i përket mbështetjes së Polonisë ndaj Shqipërisë për Integrimin në BE, Presidenti Begaj theksoi se shpreson në nxitjen dhe përshpejtimin e këtij procesi kur Polonia të marrë Presidencën e Këshillit Evropian në fillim të vitit 2025.

Kreu i Shtetit vlerësoi njohjen nga ana e Polonisë te shtetit të Kosovës duke qenë një ndër vendet e para dhe kërkoi vendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike në një të ardhme sa më të afërme.

Begaj, zhvilloi edhe një ceremoni nderimi pranë varrit të Ushtarit të Panjohur në Varshavë, ku vendosi një kurorë me lule.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura