Presidenti Meta pret zyrtarin e lartë turk: Mirënjohje për ndërtimin e 500 apartamenteve për të prekurit nga tërmeti dhe të spitalit të Fierit

Feb 4, 2021 | 13:56
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa  Sentop.

meta-zyrtari-turk

Kreu i Shtetit ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që Turqia i ka dhënë Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit, por edhe për spitalin e Fierit.

“Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri.

Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura