Prezantohet Edi Martini: Nuk toleroj askënd

Oct 30, 2012 | 14:13
SHPËRNDAJE

Nuk ka më asnjë dilemë lidhur me të ardhmen e pankinës gjirokastrite teksa nga dita e djeshme Edi Martini ka marrë drejtimin e Luftëtarit. Nga burime pranë klubit mësohet se Martini ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi për një sezon tjetër. Paga e tij pritet të jetë 2 milionë lekë të vjetër në muaj, por kjo nuk është ende zyrtare. “Nuk do të kisha asnjë mundësi që të rikthehesha te Luftëtari nëse nuk do të besoja te potencialet tuaja. Unë jam i bindur se diferencat në klasifikim nuk janë shqetësuese, pasi nga Vllaznia na ndajnë vetëm tetë pikë. Unë kam qenë futbollist i Luftëtarit dhe ndoshta kam qenë i shthurur më shumë se ndonjëri prej jush, por diçka të tillë nuk do ta lejoj tani e në vazhdim”, tha Martini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura