Këngëtarja e famshme, Eli Fara, ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë qershorit të këtij viti. Një i ri, 22-vjeçar, e ka përndjekur duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj, shkruan “Panorama”.
Edhe pse këngëtarja nuk ka bërë vetë kallëzim për rastin, ka qenë një parukiere, e cila është përndjekur nga i njëjti person në të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për shtetasin Gertjan H., 22 vjeç, banues në Tiranë.
I riu është dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres, por nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren e famshme.
“Panorama” disponon vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila në përfundim vendosi që të caktojë masën “mjekim të detyruar spitalor” për të riun.
Kjo për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera, pasi ka qenë i pandërgjegjshëm.
Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës është dhënë më 16 tetor të këtij viti, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë asnjë dëshmi në gjyq për rastin.
Lajmin e plote e lexoni sot ne PANORAMA PRINT
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al