Princesha e Uellsit i nënshtrohet një operacioni, ja si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Jan 17, 2024 | 15:57
SHPËRNDAJE

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, bashkëshortja e princit William, i është nënshtruar një operacioni abdominal në Londër.

Kate Middleton

Kensington Palace ka njoftuar se princesha ndodhet në gjendje të të mirë shëndetësore, ndërsa bëjnë me dije se ajo do të qëndrojë në spital për dy javë.

william kate

Pallati mbretëror njofton po ashtu se bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve.

kate

“Lartësia e saj Mbretërore, Princesha e Uellsit u pranua në Klinikën e Londrës dje për një operacion të planifikuar abdominal. Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe pritet që ajo të qëndrojë në spital për dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë, para se të kthehet në shtëpi për të vazhduar rikuperimin. Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”, thuhet në deklaratë.

kkkk

kate william william kate king kate middelton kate mideltonn - Copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura