UPDATE/ Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 37-vjeçar nga fshati Vloçisht, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi R. M., dhe dyshohet se policia posedon biseda telefonike të shkëmbyera mes tij dhe vajzës.
“Panorama” ka mësuar se vajza jeton me nënën te gjyshja në Korçë, pasi çifti është në prag divorci.
Denoncimi në polici është bërë ditën e djeshme dhe ka qenë vetë vajza që ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al