Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për dënimin me 1 vit burg inspektorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj.
Sipas informacioneve mësohet se Fatmir Metaj është dënuar me 3 vite pezullim detyre pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr.
Sipas Prokurorisë, objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’ dhe përgjatë rrugës së Vaqarrit.
Kujtojmë se në verë Fatrmit Metaj pati dhe një përplasje me deputetin e PD në Jalë, Agron Shehajn.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al