Anita Likmeta, shqiptarja e cila është angazhuar në politikë në Itali me forcën “Europa”, ka komentuar projektin e Portit të Durrësit që do të zhvillohet nga shteti shqiptar sëbashku me Emiratet e Bashkuara.
Në një intervistë për “Panorama TV”, Likmeta e sheh këtë projekt si një “lavatriçe” të pastrimit të parave të pista në vend.
Madje, ajo paralajmëron edhe qytetarët që blejnë pronat në këtë projekt që të tërhiqen pasi ngjan me një skemë piramidale si ato të viteve 90’ në Shqipëri.
Pyetje: Dua t’ju pyes për Portin e Durrësit që do të nisë të marrë “jetë” nga një investitor arab.
Likmeta: Për mua, fakti i Portit të Durrësit pak i qartë. Duhet të kishte një garë publike dhe nuk e kuptoj pse ka qenë Emiratet e Bashkuara që e kanë marrë përsipër këtë projekt. Nuk duket e qartë si situatë. Do të investigohet. Nuk ekziston një gjë e tillë. Nuk mundet që një shtet si Emiratet e Bashkuara të ketë forcën e saj kaq të madhe në një shtet si Shqipëria. Porti i Durrësit, me një pronar që ka 77%, kjo është një çudi aq e madhe. Kush mund të bëjë diçka të tillë? Si mund të jetë shteti shqiptar që ka 33% dhe pronari i ri 77%? Kjo është e frikshme edhe sidomos për shtetet europiane. Do i hapë një pengesë të madhe portit të Triestes. Unë nuk besoj që Italia do të rrijë në heshtje në këtë rast.
Pyetje: Po nëse ky projekt do të përdoret për pastrim parash?
Likmeta: Më duket si një “lavatriçe”. Nuk mendoj se Porti i Durrësit do të zhvillohet në këtë mënyrë. Sidomos një shtete si Italia do të ketë një problematik të madhe për portin e Triestes në Adriatik. Nuk është normale që një shtet, një emir të ketë portin e tij në Europë. Kjo nuk mund të merret parasysh për Europën. Shpresoj që ata që kanë blerë pronat aty ta mendojnë shumë mirë pasi më ngjan si ai sistemi piramidal që kemi jetuar në 95-ën dhe 96-ën në Shqipëri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al