Projekti i Portit të Durrësit/ Ilir Meta: Rama fshihet pas historive me guacka pas guackash, me investitorë dhe burime të dyshimta parash

Aug 12, 2022 | 11:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me projektin për ndërtimin e portit turistik në Durrës, pas një shkrimi të publikuar nga gazetari Klodian Tomorri, që tregonte pazarin të cilin qeveria ia fsheh publikut në lidhje me këtë investim.

metaaqa

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë “për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime, që respektojnë Kushtetutën, sovranitetin shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës dhe transparencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit”.

“Injorimi brutal i qytetarëve të Durrësit, i ekspertëve vendas dhe të huaj, i shoqërisë civile, i detyrimeve ndaj Korridoreve europiane të sanksionuara në Samitin e Vjenës (2015), tregon se interesi i tyre dhe ai i vendit nuk ekziston për këtë KM, i cili fshihet pas historive me guacka pas guackash, me investitorë dhe burime të dyshimta parash.

Ju lutem qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të lexojnë këtë analizë profesionale të gazetarit Klodian Tomorri”, shkruan Meta.

LEXONI KETU SHKRIMIN E GAZETARIT ME TITULL: Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura