Prokuroria e Krimëve të Rënda ka dërguar për gjykim ish-policin Gëzim Çela, i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Çela akuzohet për trafik ndërkombëtar kokaine dhe është në kërkim që prej qershorit të vitit 2014.
Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë. Prokuroria akuzon për trafik kokaine edhe shtetasit Reald Hysolli dhe Kujtim Çela.
Në qershor të vitit të shkuar policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.
Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.
Kurse gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa. Si dhe u sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.
Çela më 21 nëntor 2012 Gëzim Çelaj u arrestua aeroportin “Nënë Tereza”, kur po kthehej nga Turqia, ku dhe kishte kryer dënimin me 6 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe Shqipëria për të njëjtat akuza.
Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte.
Kur mbërrinte në Shqipëri droga dërgohej në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe. Nga ku kishte si destinacion final vendet e Perëndimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.
Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge.
Para 1997-ës, Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al