Propozimi i Bashës për listat e hapura 100%/ Reagon Kryeministri Rama: Ja çfarë do ndodhë me koalicionet. Votimi i 30 korrikut…

Jul 24, 2020 | 19:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili bëri të ditur se opozita do të mbështesë hapjen 100% të listave, por me kushtin që të mos preken koalicionet dhe shpërndarja e mandateve.

edi rama

Në një postim në Twitter,  Rama bën të ditur se koalicionet nuk do të ndalohen, por do të standardizohen si kudo në Europë.

Sa i përket hapjes së listave, Kryeministri thotë se “si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.”

Postimi i plotë:

Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura