Protesta e Opozitës/ “Më të motivuar se kurrë për një Shqipëri për Shqiptarët”- Balliu: Përgjigja e qytetarëve ndaj ftesës për në tubim ka qenë frymëzuese

Jul 11, 2024 | 9:11
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare, e cila do të mbahet pasditen e sotme (11 korrik) në orën 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Balliu

Strukturat e PD prej ditësh janë vënë në lëvizje, duke zhvilluar takime me qytetarët dhe ftuar këta të fundit të bëhen pjesë e protestës.

Ish-deputeti, Klevis Balliu shprehet se përgjigja e qytetarëve ndaj ftesës së tyre ka qenë jashtëzakonisht frymëzuese.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi strukturave të bëjnë gjithçka që protesta e sotme të jetë më e madhja që ka parë ndonjëherë kryeqyteti.

Postimi i Balliut:

Në takime me qytetarët, bashkë me FRPD me energjine e pashtershme te rinese dhe kolegë të respektuar.

Më të motivuar se kurrë më parë për një Shqipëri që përket në Europë, për një Shqiperi për Shqiptarët.

Përgjigja e qytetarëve ka qënë jashtëzakonisht frymëzuese ndaj ftesës për tju bashkuar protestës së sotme në ora 20:00.

Të bashkuar për fitore!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura