Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Qytetarët nuk ndalen, planifikojmë tubime të përditshme për të kulmuar me marshimin e të shtunës: Lëshojuni rrugëve, bllokoni kryqëzimet!

Mar 9, 2022 | 18:39
SHPËRNDAJE

migenNjë nga organizatorët e protetstës kundër rritjes së çmimeve, aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, bëri me dije se tubimi do të vijojë çdo ditë të javës në orën 17:00 përballë kryeministrisë, për të kulmuar me marshimin e madh të shtunën në orën 11:00.

“Sfida jonë është me këtë zyrë, sfida jonë është me përgjegjshmërinë e këtyre. Ky manifastim do të vazhdojë çdo ditë. Ky mikrofon do të qëndrojë këtu që të gjithë qytetarët t’i thonë shqetësimet e tyre kryeministrit. Ne do jemi çdo ditë këtu në orën 17:00.

Ne do përgatitemi që të shtunën të presim nga e gjithë Shqipëria. Përditë këtu për të kulmuar të shtunën me marshim nga sheshi Skënderbej deri në kryeministri. Çdo ditë në orën 5 këtu dhe të shtunën në orën 11:00”, tha Qeraxhi.

Një tjetër protestues u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë në rrugë dhe të bllokojnë kryqëzimet në mënyrë që qeveria të ndërgjegjësohet për rritjen e çmimit të naftës.

“Lëshojuni rrugës dhe bllokoni kryqëzimet, tani kjo është thirrja ime veproni”, u shpreh protestuesi.

protesta kryeministria 4 protesta kryeministria protesta kryeministria1 protesta kryeministria2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura