Protesta para kryeministrisë/ 1200 forca policia në terren! Tubimi do monitorohet edhe nga agjentë civile! Në gatishmëri autobotet me ujë

Jul 11, 2024 | 19:19
SHPËRNDAJE

Ndërsa protesta e opozitës pritet të nisë për një orë, forcat e policisë janë bërë gati për tubimin.

Policia e Shtetit ka marrë pasa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet para kryeministrisë në orën 20:00.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Forcat policore pritet që të vendosen njësoj si në protestat e mëhershme të opozitës, teksa me protestuesit i ndan një gardh metalik.

Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Segmentet rrugore të bllokara tashmë, pak përpara se të nisë protesta janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ditën e djeshme drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur të gjithë shefat e Komisariateve të Tiranës bashkë me Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u ka lënë porositë për protestën e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura