“Protestat kanë tmerruar hajdutët e kombit!”- Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës dhe zgjedhje të lira

Jul 25, 2024 | 22:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, është shprehur se sipas tij, “protestat e opozitës kanë tmerruar hajdutët e kombit”.

sali berisha a

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës, tha se “Edi Rama për çdo krim që ka kryer në kurriz të shqiptarëve do ta paguajë me dekada burgje”.

“Të garantoj që nga ai fron do zbresësh dhe drejt e tek Emiljano do përfundosh, tek Shullazi yt do përfundosh. A mund të imagjinohet të thotë tjetri për një fjali, se tentoi të më vrasë? Po çfarë burracaku je ti mor? Vetëm burrë nuk je ti. Ti je turpi i njeriut!
Janë krimet që ke kryer që të detyrojnë të trembesh në këtë mënyrë dhe të kesh këtë përrua psikik. Nuk shpëton prej tyre, Edi Rama. Nuk shpëton! Flakët e lëvizjes demokratike, e revoltës së shqiptarëve janë të ndezura në të katër anët e vendit. Urrejtja e shqiptarëve për ty ka kufi vetëm qiellin. Të garantoj se çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada burgje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se opozita shqiptare është e vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës dhe zgjedhje të lira.

“Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq, qëndrestare e qëndrestarë, të vazhdojmë këtë betejë. Të bindur se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka. Të vendosur për çdo sakrificë. Për lirinë e votës, për zgjedhje të lira për shqiptarët.

Të vendosur për ndryshimin e shumëpritur. Fitoren e opozitës. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore”, u shpreh kryetari i PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura