Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se është kërkese e qytetarëve dhe demokratëve për të protestuar.
Në një prononcim për News24, ai tha se ka shumë arsye për të protestuar, duke theksuar se tashmë që janë të bashkuar protestat nuk do të ndalen.
I pyetur nëse është një protestë kundër SPAK, ai tha se është tubim kundër padrejtësive, duke theksuar dy kërkesat kryesore, qeveri teknike dhe lirimin e Sali Berishës.
“Mazhoranca politike është këtej. Ne kemi qenë legjitimë, por nuk ishim legalë. Sot PD është më e bashkuar se kurrë, me kryetar Sali Berisha. Protesta ka kërkesat e veta, dhe kërkesa janë të pandryshuar. Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe lirimin e kryetarit të PD.
Është protestë kundër padrejtësisë, kundër veprimeve të padrejta të SPAK, kundër atyre prokurorëve që mbajnë Berishën të Izoluar. Është protestë kundër padrejtësisë dhe jo kundër institucioneve”, tha Baçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al