Protestuesi me kapuç të zi në kokë e maskë në fytyrë hodhi bomba molotov në hyrjen e Bashkisë Tiranë, u rrezikua të digjej godina! Shikoni si përhapen flakët, policët shuajnë zjarrin

Jun 14, 2024 | 12:10
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur një protestues, që mban kapuç të zi në kokë dhe maskë në fytyrë, ka hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.

I riu ka hedhur molotov hyrje të institucionit, duke rrezikuar që të digjej Bashkia pasi flakët janë përhapur në pjesën e përparme të godinës.

Por, efektivët e policisë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.

Uniformat blu kanë hedhur ujë, duke fikur zjarrin që rrezikonte godinën e Bashkisë.

Gjithashtu, i njëjti protestues ka lyer me benzinë gomat para institucionet dhe u ka vendosur flakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura