Prurjet masive të lumenjve gjatë përmbytjeve po shkaktojnë ndotje masive të bregdetit Adriatik, në një zonë mjaftë të gjerë. Sasi të mëdha mbeturinash janë shpërndarë gjatë bregdetit të Durrësit, kryesisht në veri të qytetit, në plazhin nga Currilat deri në Kepin e Rodonit.
Situata në fjalë ka alarmuar edhe vendet fqinje, pasi një pjesë e kësaj ndotje është zhvendosur drejt bregdetit të malit te zi e Kroacisë. Prurjet e jashtëzakonshme të lumit Ishëm dhe Erzen kanë ri sjellë edhe një herë në pah problematiken e madhe të mbetjeve urbane qe në raste përmbytjesh shoqërohen me ndotje masive të bregdetit.
Në bregdetin e Durrësit për shkak të ndryshimit të erës ka dalë një sasi e madhe e mbetjeve që kanë sjell këta lumenjtë nga përmbytjet, ndërkohë institucionet vendore po vlerësojnë situatën alarmante. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ndërhyrje për pastrimin e bregdetit, ndërkohë nuk ka struktura të specializuara për menaxhimin e situatave të tilla.
Kjo ndotje mund te cilësohet si alarm mjedisor pasi ne bregdet kane dale edhe shume mbetje spitalore. Një rrezik te madh tashme ka edhe për faunën detare pasi gjallesat detare jane te rrezikuara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al