PS dhe PD me dy palë lista në zgjedhjet e 2025, Gjiknuri: Formula u eksplorua në pamundësi për të gjetur një kompromis me opozitën! Si do të funksionojë sistemi miks

Jul 26, 2024 | 13:21
SHPËRNDAJE

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka sqaruar dakordësinë e arritur me Partinë Demokratike për të dalë në zgjedhjet e 2025-ës me dy palë lista.

gjiknuri

Teksa në Kuvend diskutohet projekligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri u shpreh se formula u eksplorua në pamundësi për të gjetur një kompromis me opozitën dhe shpjegoi se si do të funksionojë sistemi miks.

Gjiknuri: Ja ku jemi me një produkt të dakordësuar, duke shënuar hapin e rëndësishëm drejt normalizimit të jetës politike në vend. Paketa ligjor zgjidh boshllëqet e konstatuara në vendimin e GJK për sa i përket votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Çdo shtetas shqiptar që jeton për një kohë të gjatë jashtë vendit do të mund të regjistrohet dhe voton në vitin 2025.

Komponenti i dytë ka të bëjë me sistemin e paraqitjes së listave dhe shpërndarjes së mandateve nga subjektet zgjedhore dhe kandidatët e subjekteve zgjedhore.

E para kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqizimi që i bëri Gjykata Kushtetuese masës së herësit, apo pragut të elektoral që parashikonte kodi zgjedhor për ndryshimin e e renditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale duke mos shfuqizuar konceptin juridik të herësit por duke kërkuar rishikimin e formulës në një masë më proporcionale.

Ky shfuqizim kërkon një masa numerike më proporcionale. Në pamundësi të gjetjes së një kompromisi për masën e re numerike që përcakton herësin apo pragun e ri sipas formulës së re të propozuar nga PS, në pamundësi për të gjetur një kompromis me opozitën, eksploruam një formulë tjetër.

Propozimi që kemi dakordësuar politikisht është ai i sistemit miks të paraqitjes së listës së kandidimit bazuar në parimin jo më pak se 2/3 i nënshtrohen votimit preferencial.

Ky propozim ka ngjallur debat politik, pasi çdo propozim i kësaj  natyre prek interesa politike apo gjykohet me subjektivizëm nga palët konkurruese në zgjedhje. Nuk përbën risi.

Lista e kandidatëve përbëhet nga lista e fiksuar jo më shumë se 1/3, ndërsa lista e hapur e kandidatëve që përbën më shumë se 2/ 3 e listës shumë emërore.

Lista e fiksuar nuk është më shumë se 25% dhe lista e kandidimit e hapur është më shumë se 2/3.

P.sh. Qarku i Tiranës ka 36 mandate. Subjekti politik ka 12 kandidatë në listë të fiksuar dhe 36 kandidatë në listë të hapur, që do të thotë në total 46 kandidatë.

Është në përputhje me Kushtetutën pasi lejon votimin parapëlqyes në më shumë se 2/3 e listës së kandidatëve.

E dyta, a siguron garanci të kuotave gjinore? Projekti parashikon që 1 në çdo 3 emra në listën e fiksuar të kandidatëve do ti përkasë secilës gjini.

Por me ndërhyrjen e deputeteve në këtë sallë nga të dyja krahët e politikës do të përfshijmë amendamente që garanton se 1 në çdo 3 emra fitues që dalin nga votimi preferencial do të jetë nga secila gjini.

Nëse në Qarkun e Tiranës një parti fiton 13 mandate më shumë se lista e fiksuar, do të thotë që baza e renditjes ka fitues vetëm nga e njëjta gjini, mandate i tretë do ti jepet gjinisë më pak të përfaqësuar me kandidaten/in që ka marrë më shumë vota.

Kjo formulë megjithëse është një diskriminim pozitiv, do të konsolidojë më shumë arritjet e Shqipërisë në përfaqësimin e kuotave gjinore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura