Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka konfirmuar sot vendimin e Kryesisë së PS, për t’i besuar ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri, postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore.
Balla gjatë një prononcimi për mediat tha se Gjiknuri do të angazhohet për të përmbushur detyrimet ligjore që maxhoranca ka për Kodin Zgjedhor.
“Kryesia e PS miratoi propozimin e kryetarit Rama për t’i besuar Damian Gjiknurit detyrën e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS”, tha Balla, ndërkohë që ai i ka bërë ftesë deputetëve të rinj: “Ftesë deputetëve të rinj për të qenë pjesë e diskutimit të këtij drafti, që është konsultuar me ekspertët më të mirë jo vetëm të ODIHR”, tha Balla.
Rikandidimi
Balla ka folur dhe për rikandidimin e kryetarëve të bashkive që kanë 4 mandate në detyrë. Sipas tij vendimi për këtë çështje i takon KQZ-së. “Vlerësimi im për kodin dihet, i mbahem asaj që përcakton ligji, do të jetë KQZ ai që do t’i japë fund kësaj”, ka thënë socialisti.
PD ka thënë se nuk do të çojë emrat për KZAZ? Do ketë zgjedhje pa opozitën?
Uroj që pyetja juaj që ka edhe brenda qëndrim të rrezikshëm për të ardhjen e PD nuk e besoj kurrë që PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por besoj se ajo do t’i bindet votuesve të vet për të marrë pjesë në garën për menaxherët vendore. Kodi e ka parashikuar edhe rastin e vakancës zgjedhore
Kur priten kandidaturat për 61 bashkitë?
Përzgjedhja është nisur mes konsultime para 8 muajsh, jemi në aleanca bashkëqeverisje me njerëzit, kemi bërë konsultim me komunitetet. Kemi lista kandidaturash alternative në 61 bashki, sot ende vijon proces vlerësimi mes sondimit të kandidaturave në komunitet për të arritur në më përfaqësuesit dhe ata qe garantojnë mirëqeverisjen vendore. Procesi është drejt përfundimit, do kemi gati shumë shpejt 61 kandidatët tanë.
PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al