Në një prononcim për mediat, bashkëkryetar i Grupit të Dialogut, Oerd Bylykbashki, ka komentuar rrëzimin e kërkesës së opozitës për çështjen e rikthimit të koalicioneve parazgjedhore në Kodin e ri Zgjedhor.
Bylykbashi u shpreh se “refuzimi i mazhorancës për të pranuar që t’i rikthehemi një dakordësie të përbashkët bëhet vetëm me pretendimin se ne tashmë e kemi bërë dhe nuk i kthehemi pas”.
Sipas tij sistemi zgjedhor është gjymtuar dhe se kjo ka sjellë deformimin e votës.
“Një nga çështjet që kemi shtruar nga platforma është rikthimi të marrëveshja e 5 qershorit të vitit 2020, nënshkruar me konsensus nga dy PS dhe PD dhe mbështetur nga nivelet më të larta të diplomacisë.
Për rrjedhojë është një marrëveshje që qëndron sot e kësaj ditëm pavarësisht se qëndron e shkelur.
Refuzimi i mazhorancës për të pranuar që t’i rikthehemi një dakordësie të përbashkët bëhet vetëm me pretendimin se ne tashmë e kemi bërë dhe nuk i kthehemi pas.
Shkelja e marrëveshjeve është një nga elementët kryesore që çojnë në mosbesim.
Ne po kërkojmë respektimin e firmës që PS kanë vënë kur është pranuar në atë kohë që sistemi zgjedhor nuk ka dakordësi për të ndryshuar.
Jo që nuk e respektuan këtë, por e gjymtuan në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor duke hequr mundësinë e koalicioneve siç kanë qenë.
E ripërsëris, me shifra në dorë një parti politike, LSI mori në vitin 2021, mori 110 mijë vota dhe mori 4 mandate, ndërkohë që me 30 mijë vota partia Social Demokrate mori 3 mandate.
Kjo tregon qartë që ndryshimi i njëanshëm për të gjymtuar sistemin zgjedhor nuk përbën gjë tjetër, vetëm se deformon votën.
Ky deformim do të transferohet në të njëjtën masë madje duke e përkeqësuar edhe votën e emigrantëve.
Po kërkojmë që zgjedhësit shqiptarë të kenë të drejtën e listës së hapur të partive demokratike.
Ajo që po kërkojmë është diçka e dakordësuar që nga viti 2003, është e mbështetur nga 2 reforma.
Kjo tregon vetëm një gjë, keqbesimin e Edi Ramës dhe vullnetin e tij për të fituar në tryezë zgjedhjet.
Çështjet tjera që ne presim të adresojmë është goditja e shit-blerjes së votës.
Të gjitha këto janë të refuzuara deri me tani. Ne kërkojmë që kjo Reformë te jetë e plotë dhe e drejtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al