Pse mediat britanike nuk mund të raportojmë asgjë për zgjedhjet, deri në mbylljen e qendrave të votimit?

Jul 4, 2024 | 22:36
SHPËRNDAJE

Ka një kufi se sa shumë mediat mund t’ju tregojmë për zgjedhjet në Britani, të paktën derisa qendrat e votimit të mbyllen.

ea1d2722-c7cd-414e-9ee8-ef8df46886e6

Kjo për shkak se vendi ka rregulla të rrepta për raportimin ndërsa njerëzit ende votojnë.

Ato aplikohen për të gjithë transmetuesit e licencuar në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë dhe CNN duke i ndaluar ata të raportojnë për çështjet e fushatës, sondazhet e opinionit, deklaratat politike dhe kandidatët deri në mbylljen e qendrave të votimit në mbrëmje.

Kufizimet janë shumë më të forta se në shumë vende, ku kandidatët vazhdojnë fushatën në ditën e zgjedhjeve, pasi përpiqen të çojnë sa më shumë votues në qendrat e votimit.

Zyra e Komunikimit e Mbretërisë së Bashkuar (Ofcom) zbaton rregulloret, të cilat janë krijuar për të garantuar që mbulimi politik të jetë i paanshëm dhe për të parandaluar mediat që të ndikojnë tek votuesit gjatë hedhjes së fletëvotimeve.

Kjo do të thotë që në ditën e zgjedhjeve, ju nuk do të dëgjoni gazetarë apo ekspertë që spekulojnë rreth politikës në valët televizive dhe radio të Britanisë, apo në faqet digjitale.

Por gjithçka ndryshon në orën 22:00 me orën lokale (23:00 me orën e Shqipërisë), në momentin që mbyllen qendrat e votimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura