“Pse rri natën jashtë dhe pi alkool?”- Djali rrëfen përse ndërmori aktin ekstrem duke qëlluar me thikë nënën e tij

Jul 9, 2022 | 11:42
SHPËRNDAJE

Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin, Klaudio Çobaj  i cili qëlloi me thikë disa herë nënën e tij, Donika Çobaj duke e lënë të plagosur.

Burime për “Gazeta Panorama” thanë se 30-vjeçari ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se atë mbrëmje kishte dalë dhe kishte konsumuar alkool.

Ai pohoi se kur u kthyer në shtëpi, e ëma i kishte kërkuar llogari përse rrinte jashtë natën dhe konsumonte alkool.

Në debat e sipër dhe nën efektin e pijes, ai ka qëlluar me thikë në trup dhe qafë nënën e tij.

E plagosura pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier dhe është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjyqtari i çështjes, Taulant Banushi pasi ka dëgjuar prokurorin Hysen Hajasllari dhe të pandehurin vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj të dyshuarit.

Masa e sigurisë u zhvillua pa avokat, pasi këta të fundit kanë bojkotuar seanca gjyqësore për shkak se nuk janë dakord me hartën e re gjyqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura