Popuj të antikitetit, kafshë vendëse, yjet në qiell dhe referenca për klimën: pseudonimet e kombëtareve afrikane fshehin një botë. Janë “Almoravidët” (dinasti e popujve berberë) e Mauritanisë, “Qentë e egër afrikanë” të Guinea-Bisaut, “Mambat” e Mozambikut dhe “Flakët” e Malauit. Folklori brenda folklorit? Jo. Sepse çdo pseudonim shërben për të kompaktuar grupin, për të ndërtuar një identitet të përbashkët dhe për të frikësuar kundërshtarët.
Secili ekip ka kërkuar një element karakteristik që pasqyron sa më shumë specifikat e vendit që përfaqëson. Ndaj, ju tregojmë se si quhen 56 kombëtaret e federatave afrikane të futbollit.
MES LUANËSH E LEOPARDËSH –
Shumica e vendeve afrikane ka marrë spunto nga fauna e egër, ndaj edhe nofkat që kanë lidhje me kafshë janë të larmishme. E nisim me mishngrënësit, ndaj edhe luani gjen përdorim të gjerë. Në 1971, Kameruni me qëllimin për të përforcuar përkufizimin vetjak zgjodhi të quheshin “Luanët e paepur” teksa marokenët u vetëquajtën “Luanët e Atlantisit” duke iu referuar species së zhdukur e cila popullonte malet e vendit.
Nëse kalojmë në Senegal, gjejmë “Luanët e Terangës”. Fjala që shoqëron kafshën vjen nga gjuha “volof” dhe është sinonim i bujarisë dhe mikpritjes. Duke u endur nëpër Algjeri, hasim “fenekët” të cilët janë bërë shkas për vetëshpalljen e algjerianëve si “Dhelprat e Shkretëtirës”.
Republika Demokratike e Kongos dhe Zanzibari (që përfaqëson rajonin autonom të Tanzanisë, të njohur tashmë nga KAF-i, por jo nga FIFA) kanë zgjedhur “Leopardët”, ndërsa Gaboni “Panterat”. Në ish-koloninë portugeze të Guinea-Bisaut ata preferuan qenin e egër afrikan dhe vetëquhen “Qentë e egër”.
KA EDHE KETRA –
Nga mishngrënësit te gjahu i tyre i mundshëm. Ka disa vende që përfaqësohen nga një barngrënës i territorit të tyre. Botsvana ka zgjedhur “Zebrat”, Angola “Antilopat e zeza gjigante”. Etiopia është përqendruar te dhitë e maleve të veta, “Ualias”, të ngjashme me dhitë; Nigeri mbi gazelat e shkretëtirës, “Menat”. Madagaskari ka zgjedhur “Baretë”, variantin malagazi të zebusë që njihet ndryshe si gjedhi i tropikëve.
Bregu i Fildishtë dhe Guinea, nga ana tjetër, identifikohen me “Elefantët”, një simbol i madhështisë dhe jetëgjatësisë. Burkina Faso ka preferuar “Hamshorët”, si kuajt e bardhë të paraqitur në një legjendë të popujve mosi. Ndërsa lojtarët e Eritresë janë “Devetë e Detit të Kuq”.
Dhe pastaj ka edhe nga ata që kanë zgjedhur një brejtës: në Benin quhen “Ketrat” sepse pasqyrojnë një vend që dëshiron të ngjitet lart.
NIGERIA, MALI E TUNIZIA FLUTUROJNË –
Nofka të tjera vijnë nga qiejt, lumenjtë dhe detet. Aty janë zogjtë. Dhe protagoniste është shqiponja. Ky grabitqar u preferua nga Nigeria, Mali dhe Tunizia: lojtarët e tyre njihen përkatësisht si “Supershqiponjat”, “Shqiponjat” (të përdorura për gjueti nga tuaregët) dhe “Shqiponjat e Kartagjenës” (armiku i Afrikës së Veriut për romakët e lashtë).
Mauritius është mbështetur në simbolin e paqëndrueshëm të ishullit: “Dodo”, një fluturak tashmë i zhdukur.
Kafshë të tjera tipike për faunën e shpendëve afrikanë janë “Dallëndyshet” nga Burundi, “Skifteri” nga Togo, “Hutat” nga Uganda dhe “Skifterët e shkretëtirës” nga Sudani. Në Sao Tome dhe Prinsip ata nuk ishin të kënaqur me sa duket dhe preferuan të kishin dy zogj: “Skifterët dhe Papagajtë”.
Ka edhe nga ato fluturojnë në qiell, por janë insekte, “Grerëzat” e Ruandës. Mozambiku dhe Lesoto kanë zgjedhur zvarranikët: të parët gjarpërinjtë helmues, si “Mamba”, të dytët “Krokodilët”.
Nga ana tjetër, pseudonimi i Gambisë është “Akrepat”, me referencë të veçantë për një racë të rrezikshme lokale, “Pandinus imperator”.
Vende të tjera kanë peshkuar nga deti i tyre: futbollistët e arkipelagut të Kepit të Verdës janë “Peshkaqenët blu”, ata të ishujve Komoros “Koelacanths”, një peshk pothuajse i zhdukur.
QIELLI PLOT ME YJE –
Qielli i Afrikës së futbollit shkëlqen nga një sfond plot me yje. Duke filluar me “Yjet e zinj” të Ganës, të cilët kujtojnë krenarinë panafrikane. Sudani i Jugut është vendi më i ri në botë, i lindur vetëm në vitin 2011 pas shumë vitesh luftërash civile. Dhe ka “Yje të ndritshëm”.
Flamuri i Liberisë është i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, me vetëm një yll: prej nga vjen pseudonimi “Yjet e vetmuar”. “Yjet e Leones” të Sierra Leones lindën nga një lojë fjalësh. Somalia lahet nga deti: të sajat janë “Yjet e oqeanit”.
Yjet e Tanzanisë janë “Yjet e Taifas”, një fjalë që në suahili do të thotë komb. Kenia, nga ana tjetër, përfaqësohet nga “Yjet e Harambisë”: në këtë rast, termi suahili i referohet idesë së bashkimit të njerëzve.
Malaui gjithashtu mori frymëzim nga elementet natyrorë, duke parë flamurin e tij: rrezet e diellit duken qartë dhe kështu lojtarët quhen “Flakët”. Guinea Ekuatoriale i referohet klimës së saj: pseudonimi është “Rrufetë kombëtare”. Ai i Zambisë, i pasur me burime nëntokësore, “Plumbat e bakrit”.
NJË VËSHTRIM DETIT –
Disa nofka bëjnë rimë me traditën. Ka nga ata që janë mbështetur në trashëgiminë e tyre gjuhësore: lojtarët e Afrikës së Jugut janë “Bafana bafana”, një formë nxitjeje, në gjuhën zulu, e barabartë me një “Forca, djema”. Herë të tjera është hedhur një sy tek e shkuara. Salahu dhe shokët e tij janë “Faraonët”, si sundimtarët e Egjiptit të lashtë.
Mauritania ndërtoi “Almoravidët”, dinastinë berbere që mbretëroi mbi Sahara, ndërsa Çadi mban lart emrin e “Sao”-s, një qytetërim i lashtë i Afrikës Qendrore. “Peshkatarët e Detit të Kuq” përfaqësojnë Xhibutin dhe historinë e tij detare.
Svaziland, që tani njihet si Esuatini, i bën homazhe monarkut të vet dhe duke kujtuar flamurin kombëtar, zgjodhi “Mburojat e mbretit”. Luftërave edhe për shtetasit e tjerë i referohet Libia që ka zgjedhur nofkën “Kalorësit e Mesdheut”.
Për ta mbyllur janë Sejshelet që njihen si “Piratët”, Zimbabve “Luftëtarët” (e fiseve Zulu) dhe Namibia “Luftëtarët trima”. Nofka me më pak imagjinatë për Kongon: “Djajtë e kuq”, në homazh të uniformës së ekipit kombëtar. Dhe Ishujt Reunion? Departamenti francez i jashtëm është i lidhur me një lojë fjalësh: “Klubi R
Përgatiti: REINOLD BAKALLI/ PANORAMA SPORT/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al