PSG-ja i thotë “jo” kërkesës së Benfikës prej 100 milionëve euro për Zhoao Neveshin, rikthehet pista Joshua Kimish

Jul 4, 2024 | 17:04
SHPËRNDAJE

Që kur është hapur merkatoja e verës, PSG-ja ka qenë në kërkim të një mesfushori të denjë për të përforcuar arsenalin e kampionëve të Francës.

kimish

Kryeqytetasit i kishin vënë syrin Zhoao Nevesit të Benfikës, por klubi portugez ka hedhur poshtë ofertën paraprake prej 70 milion eurosh të parisienëve për të blerë kartonin e mesfushorit duke i kërkuar edhe 30 milion të tjera, pra 100 milon euro në total. Një shifër tepër e lartë në sytë e francezëve dhe menjëherë kanë bërë hapa mbrapa, duke e humbur interesin për Neveshin.

Tani parisienët kanë kthyer edhe njëherë interesin te Joshua Kimish. Gjermani është nën kontratë me Bajern Mynihun, dhe kohët e fundit klubi bavarez ka shfaqur pakënaqësi në lidhje me lojtarin e tyre dhe po mendon që ta shesë nëse i vjen një ofertë e mirë. Kimish e ka treguar veten se mund të luajë në pozicione të ndryshme në fushën e lojës, dhe ka një karakter të madh lidershipi, tipare që trajneri Luis Enrike i adhuron. Duhet thënë se edhe Mançester Siti i Pep Guardiolës ka shprehur interesim për të blerë shërbimet e 29-vjeçarit, dhe tani na mbetet të shohim se kush do të jetë distinacioni i radhës për gjermanin.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura