VIDEO/ Fitore spektakolare me përmbysje, Spanja luan “poker” ndaj Gjeorgjisë dhe “fluturon” në çerekfinale

Jun 30, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

Fitore spektakolare e Spanjës! Iberikët përmbysën me rezultatin 4-1 Gjeorgjinë në duelin që rezultoi tepër emocionues. Autogoli i La Normand i dhuroi kualifikimin gjeorgjianëve, ndërkohë që Rodri vendosi baraspeshën në minutën e 39-të. 

Spanjeeee

Pjesa e dytë foli e gjitha për spanjollët, që arritën të realizonin plot 3 herë me Fabian Ruiz, Niko Uilliams dhe Dani Olmo. Një kualifikim mëse i merituar për skuadrën e De La Fuentes, që ditën e premte do të përballet me Gjermaninë, prej orës 18:00, në duelin çerekfinal të Europianit që do të zhvillohet në Shtutgart.  

LIVE SPANJË-GJEORGJI 4-1
39′ Rodri, 51′ Fabian Ruiz, 75′ Niko Uilliams, 83′ Dani Olmo / 18′ (ag) Le Norman

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

83′ GOOOOOL SPANJA 4-1/ Spektakël i iberikëve, shënon edhe Dani Olmo, duke “vulosur” kështu triumfin (VIDEO) 

81′ Spanja kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Fabian Ruiz dhe Karvajal, në fushë Merino dhe Hezus Navas.

80′ Kombinim brilant mes Olmos dhe Jamal, por portieri i Gjeorgjisë i thotë “jo” talentit spanjoll, duke i mohuar golin. (VIDEO) 

75′ GOOOL SPANJA 3-1/ Kapitullon Gjeorgjia, Niko Uilliams shënon golin e tretë. Asist spektakolar i Fabian Ruiz (VIDEO) 

74′ Spanja gjen sërish rrugën e rrjetës me Jamal, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

66′ Dy zëvendësime të tjera te Spanja, largohen Kukureja dhe Morata në fushë Grimaldo dhe Ojarzabal.

63′ Pranë golit të tretë Spanja, me talentin Jamal, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

52′ Zëvendësim te Spanja, largohet Pedri në fushë Olmo.

51′ GOOOOL SPANJA 2-1/ Iberikët përmbysin rezultatin me Fabian Ruiz që shënon me kokë (VIDEO) 

48′ Drithërima tek iberikët, Kvara “flirton” eurogolin nga mesfusha (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë, iberikët menjëherë në sulm në kërkim të golit!

45’+2’ Mbyllet në barazimin 1-1 pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Morata ndëshkohet me karton të verdhë.

41’ Kiteishvili del nga fusha e lojës i dëmtuar, duke i bërë vend Altunashvilit.

39’ GOOOL SPANJA! Aksion i rrëmbyeshëm i spanjollëve me Uilliams i cili nga e majta pason në qendër për Rodrin. Mesfushori lëshon një gjuajtje ngjitur me shtyllën dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

38’ Uilliams gjuan drejt portës, por gjen përsëri Mamardashvilin.

35’ Kukureja gjuan me forcë nga jashtë zonës, Mamardashvili grushton përsëri dhe largon rrezikun. (VIDEO)

31’ Mikautadze niset drejt zonës spanjolle në shpejtësi dhe rrëzohet duke kërkuar kontakt, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

29’ Laport gjuan edhe ai nga distanca në të djathtën, sfera shkon mbi traversë.

27’ Pedri lëshon një gjuajtje të fortë pranë zonës kundërshtare, sfera fluturon mbi traversë. (VIDEO)

22’ Fabian Ruiz gjen hapësirën për të gjuajtur në zonë, Mamardashvili pret në pozicion. (VIDEO)

18’ GOOOL GJEORGJIA! Rasti i parë dhe goli i parë i gjeorgjianëve. Pas një topi të Kakabadze nga e djathta, Le Norman me një devijim çon topin në rrjetën e portës së vet. (VIDEO)

16’ Pas një harkimi në zonë, Laport tenton me kokë, por sfera shkon jashtë.

11’ Uilliams provon vetë të gjejë portën, sfera devijohet jashtë.

10’ Pas një goditje nga këndi të harkuar nga Uiliams, sfera devijohet para Mamardashvili, por ky i fundit devijon dhe mban topin jashtë. (VIDEO)

9’ Niko Uilliams harkon në qendër të zonës, mbrojtja gjeorgjiane largon rrezikun

7’ Kakabadze del në sulm në krahun e djathtë, Kukureja me mjeshtëri i vjedh kohën dhe fiton faull.

5’ Start me vrull i Spanjës që nuk vonon të gjejë gjuajtjen e parë në katërkëndor me Pedrin, por Mamardashvili pret i vëmendshëm. (VIDEO)

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE: 

spanje gjeorgji

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura