Banda e pop-it “Dream Wife” ka akuzuar Miley Cyrus dhe Dua Lipën për kopjim të videoklipit të tyre.
Dua dhe Miley kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor “Prisoner”, videoklipi i të cilit është shumë kaotik, sipas “Mirror”.
Por, “Dream Wife” ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku pretendon se videoklipi i vajzave është një kopje e videoklipit të tyre tek kënga “So When You Gonna…”, e cila u publikua në maj.
Tek të dyja videot vihet re një foto e realizuar “brenda një goje të hapur”, ku duken edhe dhëmbët.
Grupi i pop-it publikoi një seri fotosh në Intsastory, ku tregonin krahasimet midis dy videoklipeve dhe ku akuzonin vajzat për vjedhje.
Një imazh tregon Miley dhe Dua duke performuar, ndërsa një tjetër pamje tregon Dream Wife në skenë në një pozë të ngjashme në videon e tyre.
Grupi gjithashtu postoi një imazh të Miley-t që mbante një kitarë pranë udhëheqësit të grupit, ndërkohë Alice ka bërë të njëjtën gjë në videoklipin e publikuar në maj, me të dyja shihet përmes hapjes me gojë të hapur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al