“Do të hap zjarr”- Qëlloi 3 herë me armë nga ballkoni i banesës, 71-vjeçari jeton i vetëm! Refuzon të vetëdorëzohet

Jul 16, 2024 | 11:18
SHPËRNDAJE

Policia po negocion për vetë dorëzimin e 71-vjeçarit, i cili qëlloi 3 herë me armë nga ballkoni i banesës.

policia

Edmond Naska raportohet se jeton i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës.

Ai ka dalë në ballkon dhe ka qëlluar 3 herë me armë e më pas është izoluar brenda banesës.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa 60-vjeçari refuzon të vetëdorëzohet duke kërcënuar se do të hapë zjarr.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura