Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses dhe familjarëve të saj, shpallet në kërkim i riu. Vihet në pranga babai i tij

Jul 10, 2024 | 13:06
SHPËRNDAJE

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj.

Kukes

Po ashtu në pranga është  vënë babai i të riut, pasi ka tentuar të pengojë zbulimin e krimit.

Gjatë kontrolleve në banesë “blutë” kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, me qëllim kanosjen, shpallet në kërkim 28-vjeçari.

Arrestohet babai i tij, pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës për këtë rast.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 1 herë, 28-vjeçari. Në vijim, në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.

Menjëherë pas njoftimit se me qëllim kanosjen, 1 shtetas kishte qëlluar 1 herë, me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, në fshatin Bicaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti shtetasi B. H. (A)., 28 vjeç, banues në fashtin Shtiqen, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura