Qëlloi me kallashnikov nga ballkoni i banesës së tij, policia pas arrestimit të 71-vjeçarit: U dorëzua pas negociatave me RENEA-n! Është me probleme të shëndetit mendor

Jul 16, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

Policia ka reaguar pas arrestimit të 71-vjeçarit, Edmond Naska, i cili paraditen e sotme qëlloi me kallashnikov në ajër nga ballkoni i banesës së tij në katin e parë të një pallati në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës.

Sipas uniformave blu, 71-vjeçariu dorëzua pas negociatave me forcat RENEA dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i policisë:

RENEA neutralizon dhe vë në pranga 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 16, ku shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij, ju bëjmë me dije se:

Me mbërritjen e njësive speciale RENEA, është krijuar perimetri i afërt i sigurisë, si dhe është negociuar me 71-vjeçarin, për t’u dorëzuar. Pas negociatave, 71-vjeçari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura