Ish-Presidenti Ilir Meta, njëherësh edhe kryetari i Partisë së Lirisë ka dhënë mesazhet të forta në lidhje me situatën ku ndodhet vendi. Sipas tij, duhet qëndresë dhe rezistencë, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt vendi do të ketë ndryshime.
Në një prononcim për gazetarët nga Fieri, Meta u shpreh se “vjeshta do të jetë shumë ripërtëritësë për demokracinë dhe llogaridhënien”.
Sipas tij, shteti ka rënë, ndërsa populli po ngrihet.
“Mesazhi im është qëndresë dhe rezistencë. Shumë shpejt do të ketë ndryshime, bujqësia do të jetë prioritet.
Vjeshta do të jetë shumë ripërtëritësë për demokracinë dhe llogaridhënien. Është një situatë që do të sjellë një situatë të jashtëzakonshëm dhe të shpejt, atë që ndryshim që është kërkuar prej kohësh, por që në mënyrë korruptive është parandaluar. Tani nuk ka më asgjë që e ndal këtë ndryshim të Shqipërisë nga kjo rrokullisja në humnerë
Për një shtet që vazhdon paguan çdo ditë për një aferë skandaloze si ajo e inceneratorëve, persona që janë në kërkim, si mund të them që një shtet i tillë ekziston, por tashmë populli po ngrihet, duke u ngritur populli do ngrihet edhe shteti”, tha Meta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al