Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet e tij sociale për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare.
Balla shkruan se Kadare u ndaj nga jeta vetëm fizikisht, ndërsa emri i tij dhe i Shqipërisë do të jenë bashkë përgjithmonë.
“Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë”, shkruan ministri më tej.
“Sa shumë herë na ka rënë rasti të takojmë të huaj kudo në glob dhe kur i jemi prezantuar se vij nga Shqipëria të na thonë: “ah qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë”.
Kolosi i letërsisë botërore u nda sot nga ne vetëm fizikisht, ndërsa emri i tij dhe i Shqipërisë sonë do të jenë bashkë përgjithmonë. Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë.
Nuk do ta harroj kurrë mesazhin e fundit të para pak ditësh prej tij, me disa rreshta, por më shumë mësime brenda. Kishim lënë të takoheshim për një kafe për ta vijuar atë mesazh”, shkruan Balla.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al